Mot me diell e riga shiu sot në Kosovë

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës vende-vende do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.Indeksi UV mbetet në vlerat e rrezikut, prandaj sugjerohet që nga ora 9-17 mundësisht të mos ju ekspozohemi rrezeve direkte të Diellit.Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *