Moti në Kosovë, temperaturat maksimale arrijnë deri 30 gradë Celsius
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se sot në vendin tonë temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26 deri 30 gradë Celsisus.
Në njoftim thuhet se të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, kryesisht rreth relievit malor, transmeton Telegrafi.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15- 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26 deri 30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-3m/s”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius”, ka bërë të ditur IHMK.
Po ashtu, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.