Moti për ditën e sotme, sa do të shkojnë temperaturat
Prishtina Weather ka njoftuar se deri në fundjavë do të mbajë mot i qëndrueshëm, me vranësira dhe diell.Deri në fundjavë, në vendin tonë mbetet mot i qëndrueshëm, me vransira dhe me diell, e ditën e shtunë me më shumë kthjellime. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave priten edhe kushte për mjegull, e vende-vende do të ketë edhe ngrica.Nga dita e hënë do të ketë shtim të vransirave, e parashihen edhe mundësi për reshje të dobëta shiu.Cilësia e ajrit, do të jetë në vlera të pranueshme e mesatare, e në periudha më të zgjatura të qetësisë gjatë mbrëmjes kalon edhe në vlera të dobëta, sidomos ditën e shtunë.
11.11 – Vransira kalimtare, kryesisht të shtresave të larta, me intervale më të gjata me diell. Në ultësira orëve të mëngjesit mundësi për mjegull.12.11 – Pas mëngjesit me mjegull përgjatë ultësirave, ditën kryesisht me vransira dhe intervale më të gjata me diell.
13.11 – Kryesisht me diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull.
14.11 – Vransira e diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu në perëndim të vendit.
15.11 – Kryesisht vranët, me mundësi për reshje të dobëta shiu në mëngjes.Temperaturat minimale në rënie edhe deri në 0C. Maksimalet pa ndryshime deri të dielen, ndërmjet 11C e 13C, e të hënën zbresin në 10C.Era do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 2-6m/s, e të hënën nga verilindja. Shtypja atmosferike me tendencë të rënies, mirëpo mbetet mbi vlera normale.