Moti për sot dhe fillimin e javës së ardhshme

0

Fundjava nis kryesisht me diell. Në fillim të javës së ardhshme mundësi për riga lokale shiu, temperaturat në rritje të lehtë.

Shtrirja e fushave të presionit të lartë mbi rajonin tonë në fundjavë favorizon mot të qëndrueshëm, kryesisht me diell, herë-herë me vranësira kalimtare. Temperaturat pësojnë një rënie të lehtë, por mbesin pak mbi vlera mesatare, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se mot me vranësira dhe diell parashihet të mbajë në ditët e para të javës së ardhshme, e orëve të pasdites përreth viseve malore paraqiten mundësi për reshje të dobëta lokale shiu, derisa temperaturat shënojnë një rritje të lehtë.

Parashikimi për periudhën 19-23 shtator:

19.09 – Paradite pjesërisht vranët, e gjatë ditës kryesisht me diell.

20.09 – Kryesisht me diell.

21.09 – Pas mëngjesit të freskët, ditën kryesisht me diell dhe ngrohtë. Pasdite përreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu.

22.09 – Ngrohtë, vranësira dhe intervale me diell. Rreth viseve malore orëve të pasdites mundësi për reshje lokale shiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *