Moti për sot: Reshje shiu e ulje e temperaturave

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot parashihet që vendi ynë të ndikohet nga masat e lagështa të ajrit duke krijuar kushte për vranësira të dendura të cilat do ti takojnë stadit të ulët dhe të mesëm të Troposferës.

IHK njofton se kjo situatë e krijuar meteorologjike do të krijoj kushte që të kemi reshje shiu, kurse në viset e larta reshje bore.Reshjet do të përfshijnë gjithë territorin duke rrezikuar disa zona të Dukagjinit nga vërshimet.Temperaturat do të shënojnë ulje në të dy vlerat ekstreme.Minimalet do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-10m/s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *