Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat nuk do të pësojnë ndryshime dhe mbeten pothuaj konstante me të ditës së mërkurë. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 9 deri 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22 deri në 25 gradë Celsius. Sot dhe nesër mëngjeset e hershme mund të  shoqërohen me mjegull të radiacionit si pasojë e rënies së temperaturave minimale, thuhet në njoftimin e IHMK.