Moti sot
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-22 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.
Ndërkaq, për fundjavë parashihet me rritje të temperaturave.