Moti sot

Sot në Kosovë sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
Sipas IHMK-së vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës kryesisht parashihen të sjellin riga lokale shiu.
Sipas parashikimit temperaturat minimale do të lëvizin në mes të 9 e 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet në mes të 23 e 27 gradë Celsius.