Moti sot, rritje e temperaturave në mesditë
Pas vransirave orëve të mëngjesit, nga mesdita e së premtës parashihet të ketë më shumë intervale me diell, megjithëse nuk përjashtohen mundësi edhe për riga lokale shiu.Temperaturat minimale 9C e 10C, e ato maksimale ndjeshëm më të larta se sot, në 19C e 21C, njofton Prishtina Weather.Mot më i ngrohtë dhe me më shumë diell parashihet për ditën e shtunë, me maksimale deri në 23C e 25C.Nga dita e diel mot i ndryshueshëm, me diell e vransira, ndërsa orëve të pasdites me zhvillime të rrebesheve me bubullima. Temperaturat maksimale jo shumë të larta, përreth 19C e 21C.