MPJ e Kosovës: Rusia është përpjekur vazhdimisht kundër marrëveshjes Kosovë-Serbi

0

Ministria e Punëve të Jashtme në Kosove ka deklaruar se Rusia vazhdimisht është përpjekur që ta pengojë arritjen e një marrëveshjeje në mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo për ta rrënuar “ndikimin perëndimor” në Ballkan e “për ta rritur atë rus”.

Kjo përgjigje e MPJ erdhi pasi zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova publikoi një fotografi me mbishkrimin ‘Kosova është Serbi’.

“Ndërtimi i një baze “humanitare” në Nish në afërsi me Kosovën, nisja e trenit të sponsoruar nga Rusia për t’u futur dhunshëm në Kosovë, organizimi i incidenteve në veri të vendit nga pjesëtarë rusë të UN në Kosovë, si dhe shumë veprime të tjera publike dhe jopublike në forume të ndryshme ndërkombëtare, tregojnë qartë për tendencën përçarëse ruse për të penguar procesin e pajtimit dhe ta prishur paqen në rajon”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e MPJ-së për Klan Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *