M’pyesin ato m’pyesin sikur nuk e dinë ku shkojnë Tetovarët pse n’Tetovë nuk rrinë !  – Shkruan : Naim Kurtishi ,pedagog, – Tetovë

                       Po e filloj shkrimin me një refren nga teksti i këngës : Ilir Shaqirit ! Sharrit po të ngjitem T’eci ditë e natë m’pyesin zogjët e malit nuk më lën rehat M’pyesin ato m’pyesin sikur nuk e dinë ku shkojnë Tetovarët pse n’Tetovë nuk rrinë ! Të rinjtë e braktisin vendin, sepse “Llaguret e Rilindasve” po monopolizojne tregjet e mallrave dhe shërbimeve. “Përse kjo heshtje? A nuk ishit ju qeveria e shpresës? Përse kaq shumë qytetarë mësyjnë ta lëshojnë vendin? Ata duan të ikin, sepse qeveria nuk po tregon aftësi për ringjalljen ekonomike, përkundrazi, po e fundosë dita-ditës edhe më shumë ekonominë edhe ashtu në krizë”. Ju po zhvasni e vjellëni shqiptarët, pasuroheni deri në mënyrë kriminale, pengoni konkurencën e lirë, rritni fitimet e juaja abuzive duke penguar hapjen e tregjeve shërbimeve, sepse rritni çmimet abuzive. Ju po shtrentojni jetën e mijëra individëve dhe familjeve. Sot profesionet e lira janë sot profesionet e pa mundësive të lira. Me bizneset e juaja informale dhe kriminale ndërtojni vila luksoze, ndërsa teknikët profesionistë dhe studentët shqiptarë pengohen të futen në këto tregje dhe gjejnë si zgjidhje të vetme të braktisin vendin ! Shqetesimi im qytetar dhe profesional nuk ka të bëjë vetëm me një rast, nuk është vetëm për një lloj shërbimi, nuk është vetëm për një profesion, nuk është vetëm për qytet. Ky model abuzimi, korrupsioni dhe kapjes së shtetit edhe në tregun e shërbimeve vret shpresën e mijëra shqiptare dhe i detyron të braktisin familjet nga vendi. Edhe mos veprimi nga ju qeveritarët për të mos e ndalur monopolet, pozitat dominuese abuzive dhe vjedhjet që përbëjnë krim është bashkëfajësi. Turp ju qoftë ! Pedagog : Naim Kurtishi – Tetovë