Mr. Arif Kabashi mësimdhënës- propozimi i lejimit të tërheqjes së 10 për qind të kursimeve pensionale është një metodë jo efikase e arritjes së këtij synimi

0

Mendoj se kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia e virusit covid 19 ka prekur direkt gjendjen ekonomike të shumicës së ekonomive familjare , sidomos bizneseve dhe të punësuarve në sektorin privat, duke shkaktuar rënie të të hyrave nga shumë veprimtari afariste. Andaj, është e natyrshme që Qeveria e Kosovës të propozojë masa për rimëkëmbje ekonomike që synojnë përmirësimin e gjendjes ekonomike duke gjetur mënyra për të lëshuar para ne treg dhe në qarkullim. Por propozimi i lejimit të tërheqjes së 10 për qind të kursimeve pensionale është një metodë jo efikase e arritjes së këtij synimi. Kjo masë nuk ndikon në mënyre të drejtpërdrejtë në buxhetin e shtetit, ndërsa që ofron mundësinë që qytetarët të cilët kanë kursime vullnetarisht mund ti tërheqin ato në mënyrë që ta kalojnë këtë situatë sa më lehtë që është e mundur. Tërheqja e këtyre parave mund të rrisin qarkullimin e parasë në treg, por kjo masë e re e stimulimit të ekonomisë nuk garanton rritjen ekonomike . Fillimisht, nga mundësia e tërheqjes së kursimeve pensionale ose nuk përfitojnë fare personat që kanë më së shumti nevojë për para të gatshme sikurse personat e papapunë, apo përfitojnë shumë pak sikurse personat me paga relativisht të vogla të cilët nuk kanë mjaftueshëm para të kursyera për ta bërë të leverdishme tërheqjen e kursimeve. Megjithatë kur ska shi edhe breshëri quhet flori./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *