Mrs.Arif Kabashi; Propaganda denigruese serbe ndaj shqiptarëve si tërësi dhe UÇK-së si ushtri u bë e pa dobishme në shekullin e informimit e digjitalizimit

0

Ngritja e aktakuzave kundër dy figurave kryesore të UÇK-së, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit është kurorëzim i fitores më të madhe politike të Serbisë ndaj Kosovës që nga çlirimi e deri më sot. Lufta e UÇK-së, politikën shoviniste serbe ndaj shqiptarëve e zhveshi turpësisht para botës së civilizuar. Propaganda denigruese serbe ndaj shqiptarëve si tërësi dhe UÇK-së si ushtri u bë e pa dobishme në shekullin e informimit e digjitalizimit. Prandaj me daljen publike të emrave të përfaqësuesve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së , lufta propagandistike e Serbisë u orientua dhe zhvillua ndaj përfaqësuesve politik të sajë. Luftës propagandistike të Serbisë kundër themeluesve dhe përfaqësuesve të UÇK-së i ndihmuan pa kompromis dhe pa kompensim material edhe shumë akterë politikë, mediatik e hipokrit shqiptarë. Madje edhe pas përfundimit të luftës, Serbia në njërën anë dhe akterë shqiptarë si gazeta ditore me shkrime të përditshme, studio televizive me ,,analistë e opinjonista të pavarur”, luftëtar të UÇK-së të tipit të Nazim Bllacës, nuk u ndalën për asnjë çast. Mjeran shqiptarë kamuflohen me fjalë se UÇK ishte e mirë, por themeluesit dhe përfaqësuesit e saj ishin të kqinjë. Që 25 vite mvarsisht prej kohe ju mvishen epitete denigruese, në fillim si enveristë, stalinistë, njerëz të malit, të pa shkolluar, vrasës, hajna, spiunë me agjenda serbe, franceze, ruse etj. Politikëbërësit botëror për agjenda të veta u shërbyen me këto akuza serbo-shqipfolëse. Kosova sot pësoi goditje të rëndë, dhe vështir të riparueshme , ndërsa që Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli në fund do të dalin fitues./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *