Msc: Arta Zajmi,mësimdhënëse; Një mos disiplinë në popull kushton shumë

0

                                    Si e vlerësoni rritjen e numërit të rasteve të coronavirusit .Cilat forma i mendoni për të ardhmen? Msc: Arta Zajmi ,mësimdhënëse pohon;-                                            

             ‘’Koronoavirusi një sëmundje e cila po përhapet dita -ditës kërkon kujdes maksimal . Asgjë nuk është e rastësishme që numri i të infektuarve shtohet .

Duhet ëe vetëdijesohen njerëzit çdo ditë e më tepër në mënyrë që përhapja të mos marrë përmasa më të mëdha. Përderisa ne ishim të izoluar muaj të tërë nuk e shoh të arsyeshme lirinë e tepërt që po e vërej ne qytetin tim. S kuptoj dot nga fakti se numri i të infektuarve rritet kurse thuhet për kujdes të shtuar ndërsa takimet nuk mposhten fare te çfarëdo lloji qofshin. Pajisjet mbrojtëse vihen nga shumica vetëm nëse kërkohen, jo nga vetëdijesimi që duhet vënë. Mendoj se kultura e sjelljes për mbrojtjen nga virusi i pranishëm duhet të përfillet dhe të veprojmë ashtu sikurse filluam që nga fillimi të ishim të disiplinuar jo me një liri te pakontrolluar ne moszbatim masash. Nisur nga fakti dhe frika e situatës para dy muajsh shumë shpejtë filluam me një liri pothuajse të tepruar. Një mos disiplinë në popull kushton shumë jo vetëm në infektim të një personi, por nga një person do të kemi të infektuar të shumtë nga pakujdesia e momenteve të një lirie të parespektuar.

Forma me duhur për mua do të ishte zbatimi i masave te duhura ,vënia e maskave,kufizimi i daljeve si dhe takime më të pakta mes njerëzish . Në ketë mënyrë një person do ta ruaje jo vetëm veten ,por një familje dhe gjithë shoqërinë ku punon dhe jeton. Rrezikun mos t ia lëmë fjalëve .por veprës së zbatuar në fjalë në kohë dhe në çast te duhur. Përderisa faktori kohe dëshmon për praninë e virusit atëherë është koha te vazhdojmë të mbrohemi nga ai. Vetëdijesimi në popull duhet te shtohet me shume si dhe të ndërmarrim forma të ndryshme për mbrojtjen nga COVID-19.

Një person i sëmurë dhe i pavetëdijësuar ne kohe s mund ta shërojë veten e tij si dhe do t i verë në sfidë shumë të tjere nga pakujdesia e tij. Kujdesi është forma me e duhur për shmangien e këtij virusi ,ngase shtimi i numrit  të infektuarve nuk është i rastësishëm.

Vetëdijesohu populli im në zbatimin e masave paraprake përderisa e di që virusin e kemi te pranishëm.’’/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *