MSH: Vaksinimi e masat anti-COVID për frenimin e evitimit të mbylljes totale
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë mbajtur takim me kryetarët e komunave.Nëpërmjet një komunikate për media nga MSH-ja, Latifi bëhet e ditur se i ka informuar kryetarët për gjendjen e përditësuar epidemiologjike dhe rrjedhën e procesit të vaksinimit.“Ministri Latifi dhe Ministri Krasniqi falënderuan kryetarët e komunave për bashkëpunimin duke pasur parasysh se përballja me pandeminë COVID – 19, kërkon përkushtimin e tyre në kapacitete maksimale. Ministri Latifi theksoi se në përputhje me rekomandimet e IKSHPK-së dhe ekspertëve shëndetësorë jemi duke vlerësuar në vazhdimësi situatën epidemiologjike dhe kërkoi mbështetjen dhe angazhimin e komunave në fuqizimin e zbatimit të masave”, thuhet në komunikatë.Bëhet e ditur që krahas vaksinimit, masat anti-COVID mbeten të vetmet në frenimin e pandemisë dhe evitimin e mbylljes totale.