Mullisët kërkojnë heqjen e ndalesës së eksportit të miellit, thonë se ka me bollëk
Shoqata e Mullisëve po kërkon nga qeveria heqjen e vendimit që e ndalon eksportin e grurit, duke thënë se miell ka me bollëk.Para pesë javësh, Ministria e Tregtisë ndaloi eksportin e disa prej produkteve esenciale, pas krizës së shfaqur nga lufta në Ukrainë.Kryemullisi Muhamet Farizi thotë se me vazhdimin e këtij vendimi po dëmtohen bizneset që kanë marrëveshje me kompani të mëdha jashtë vendit, dhe, kësisoj, mund t’i humbin myshterinjtë. “Kushtet janë që të eksportohet pasi ne kemi kapacitet të mjaftueshme te mullini. Tash landa e parë është lejuar edhe prej shteteve fqinje, prej ku importojmë grurë. Kapacitet duhet të shfrytëzohen pasi mullinjtë tanë nuk shfrytëzohen as me kapacitet, as mbi 10 përqind”, ka thënë Ferizi.Ministria e Tregtisë nuk ka kthyer përgjigje nëse është duke e shqyrtuar heqjen e kësaj ndalese.Qevervazhdimisht ka bërë me dije se shteti nuk është keq me rezerva.