Mundësia për zgjedhje në veri, Çitaku: Kryeministri e Presidentja po e trajtojnë Kosovën si lojë fëmijësh
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentes, Vjosa Osmani për zgjidhjen e tyre për situatën në veri të Kosovës.Sipas saj, Kosova po trajtohet nga bartësit e institucioneve si lojë fëmijësh.“A po e shihni, bartësit e Institucioneve e trajtojnë Kosovën si lojë fëmijësh. Presidentja paska thënë që Kosova qenka e gatshme për zgjedhje të reja në komunat veriore. Njejtë tha dje edhe Kryeministri. Mirë shumë.” Megjithatë, Çitaku pyet se pse ka ardhur situate deri në këtë pikë kur siç thotë ajo, “paskët qenë të gatshëm për zgjidhje kreative.”“Pse e rrezikuat sigurinë kombëtare dhe vizionin euroatlantik të Kosovës? Për lojë fëmijësh?”, pyet ndër të tjera ajo.
Këtë situatë jo e quan “mjerim”.Kujtojmë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi për gazetën britanike, The Guardian, se është i përgatitur të marrë në konsideratë zgjedhjet e parakohshme në komunat veriore të Kosovës me shumicë serbe.