Murati: Do të ndihmojmë bizneset e prekura nga masat anti-COVID me pagesat e qirasë dhe pagat e punëtorëve
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka thënë se do të dalin së shpejti me dizajnin e masave për të ruajtur ekonominë në Kosovë, me theks të veçantë ata tha se synojnë që të ndihmojnë bizneset me pagesat e qirave dhe pagat e punëtorëve.Murati theksoi se e kanë për qëllim të ruajnë vendet e punës, por që prioritet është shëndeti i qytetarëve të vendit.“Jemi të gatshëm që të qëndrojmë pranë vendimeve të Qeverisë dhe atyre të ministrit të Shëndetësisë. Jetët e njerëzve janë më të rëndësishme sesa ekonomia, fundi i fundit”, u shpreh Murati.Murati theksoi se kanë takuar edhe përfaqësuesit e gastronomëve dhe se do të takohen prapë.“Sa i përket masave që do të merren për të mbështetur bizneset që preken nga masat, kemi takuar përfaqësuesit dhe i kemi siguruar që mbështetja nuk do të mungoj. Ideja është të mbështeten qiratë dhe pagat e punëtorëve. Synimi jonë është të ruhet shëndeti ekonomik dhe vendet e punës. Shumë shpejt do të të marrim masa konkrete”, tha Murati.
Murati theksoi se gjatë ditëve në vijim do të takojë edhe njëherë përfaqësuesit e sektorëve të rpekur nga masat antiCOVID, dhe pastaj do të dalin konkretisht me masat ekonomike.