Murati: Nesër pritet të ekzekutohet shtesa e muajit shtator për sektorin publik 
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve ka thënë se nesër pritet të ekzekutohet shtesa prej 50 eurove e muajit shtator, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Në një postim të bërë në Facebook, Ministri Murati ka thënë se sot përveç pagave të rregullta, punonjësve të sektorit publik që plotësojnë kriteret, u është paguar edhe shtesa për muajin tetor.
Postimi i plotë:
Në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin, është edhe masa mbështetëse për sektorin publik që parasheh shtesën prej 50 euro/muaj, duke filluar nga muaji shtator. Sot, përveç pagave të rregullta, punonjësve të sektorit publik që plotësojnë kriteret, u është paguar edhe shtesa për muajin tetor. Kurse nesër pritet të ekzekutohet edhe shtesa retroaktive për muajin shtator. Shtesa paguhet veçmas pagës, dhe llogaritet si subvencion i patatueshëm, pra neto.