Mushnikova sot, shënoi 50 Vjetorin e  Shkollës  Shqipe në  Luginën e Lumbardhit

                     Fshati Mushnikovë, ka mbi 270 shtëpi mbi 300 familje me 1633 banorë. 90% të banorëve janë Shqipëtar dhe 10% të tjerë: Boshnjakë, Serbë dhe të padeklaruar. Rreth 40% të banorëve janë mërgimtarë në vende të ndryshme Evropiane duke u kthyer në vendlindje një herë në vit ose  sipas festave . Banorët e fshatit Mushnikovë janë të përbërë nga disa familje, kryesisht: Smaili, Veliu, Dili, Bajrami dhe Rama.

Drejtori i  shkollës  së Mushikovës prof ,Sedat Bajrami  sot  në mënyrë madhështore e  ka shënuar  50 – vjetorin e themelimit të shkollës shqipe në Mushnikovë.Me këtë rast u bë

përurimi i Sallës së Sportit dhe Kabinetit të shkencave natyrore,ku morën pjesë Ministrja e Arsimit të Kosovës Znj.Arbërije Nagavci. Shefi i DKA-së në Prizren   Elbasan Shoshaj si dhe shumë mysafirë të pranishëm. Festa  ka  filluar  shumë më  heret   ku është shënuar me lodra e   zurla, manifestimi i kësaj shkolle  sot është një festë e madhe  për kët fshat dhe Luginën e Lumbardhit/ qendrapress.com/