Musliu nga IKD: Manipulimet në zgjedhje vazhdojnë të ndodhin

0

Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësisë, ka folur për manipulimet që kanë ndodhur në zgjedhjet që janë mbajtur në Kosovë për vite me radhë, njofton Insajderi.Musliu në Rubikon ka thënë se asnjëherë nuk ka qenë në nivel të kënaqshëm mos manipulimi në procesin zgjedhor.“Përgjegjësia për çfarëdo manipulimi të votave dhe procesit zgjedhor në përgjithësi është përgjegjësi në tërësi e partive politike. Edhe në të kaluarën e dini se gjithçka që kishte ndodhur ka qenë në një koordinim i plotë i partive politike, në masë të madhe kishte pajtueshmëri për të gjitha manipulimet që ndodhnin”.“Mënyra se si ka nisë të rregullohet ky proces asnjëherë nuk e ka arritur nivelin e kënaqshëm, në kuptimin që nuk është bërë asnjëherë reforma e kërkuar në tërë procesin zgjedhor. Kjo ka ndikuar që problemet me manipulimet në zgjedhje vazhdojnë të jenë edhe sot prezente”.“Nga momenti kur ka filluar LVV-ja të vendos më shumë komisionerë në vendvotime ka filluar të rritet kërkesa për të pasë një administrim më të drejtë. Sepse më herët ka pasë luftë mes subjekteve, por ishte një rehati dhe e dinin ku qëndrojnë me elektorat, prandaj nuk ka pasë ndonjë luftë të madhe”.“Puna e manipulimeve ka shkuar duke rënë nga viti 2013, së pari duhet të fillojmë nga zgjedhjet e vitit 2010 kur kanë qenë zgjedhjet industriale të vjedhjeve të votave. Unë në ato zgjedhje isha vëzhgues në një vendvotim, një individ pati votuar 12 herë para syve të mi. Gjate tërë ditës kishte manipulime të ndryshme, kulmi ka qenë kur janë mbyllur vendvotimet në ora 19:00 dhe atëherë ishte koha që të barazohen shifrat. Unë isha në atë kohë vëzhgues në Shalë të Lipjanit, aty kishin problem t’i nxirrnin matematikat”.“Unë për këtë rast pata paraqitur ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ata e kishin dërguar në rinumërim atë vendvotim. Jam ftuar si dëshmitar kryesor në procesin e Prokurorisë që ka ngritur aktakuza ndaj gjithë atyre komisionerëve, pas tre vjetëve disa komisionerë të këtij rasti janë dënuar dhe disa kanë humbur vendin e punës. Në vitin 2010 ka pasë aq shumë vjedhje sa ishin të përfshirë në manipulim të zgjedhjeve pesë mijë komisionerë”.Ai ka deklaruar se shtytës të manipulimeve në zgjedhje janë partitë politike. Musliu ka pohuar se organet e drejtësisë nuk kanë bërë mjaftueshëm sa duhet në këtë aspekt.“Ata që janë komisionerë janë argatë që e marrin një mëditje apo një shërbim të vogël, pra shtytës të këtyre manipulimeve janë partitë politike. Ne si IKD me një analizë të thellë zgjedhore kemi konstatuar që në zgjedhjet e vitit 2010 ka pasë krim në zgjedhje”.“Prej vitit 2013 ka pasë një reagim më adekuat nga organet e ndjekjes sa i përket manipulimit në zgjedhje. Politika e ndjekjes nga Prokurori i Shtetit ka qenë një politik që nuk ka qenë pro-aktive, ishte një politikë që nuk e ka parandaluar ndjekjen e rasteve deri në fund. Politika e ndjekjes është ndalë në nivel të komisionerëve. Ajo ka dështuar të shkojë tek ai që është organizator shtytës. Edhe kjo dorë e lodhtë e sistemit të drejtësisë ka ndikuar që një numër shumë i madh i argatëve të mos vjedhin vota dhe të manipulojnë. Raste të tilla të manipulimeve akoma kemi edhe tani gjatë këtyre viteve”.“Pjesa e manipulimit të votave duhet të dëshmohet. Gjykata nuk mund të veprojë pa pas prova, mund të ketë pohime të ndryshme për manipulime por duhet të ketë prova”, ka thënë Musliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *