Musliu-Shoshi jep detaje për takimet në KiE: E duam Kosovën në Këshill të Evropës
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Ariana Musiu Shoshi, së bashku me delegatët e tjerë të Kosovës në Asamblenë e Këshillit të Evropës, kanë marr pjesë në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci, ku Theodora Bakoyannis u caktua raportuese për Kosovën.Musliu-Shoshi, bëri të ditur se në Komitetin për Çështje Ligjore dhe të Drejta të Njeriut si dhe në Komitetin për Barazi dhe Mos-Diskriminim do të caktohen nga një raportues, ku do të kontribuojnë në hartimin e raportit për Kosovën, si dhe dy jurist të cilët do të bëjnë vlerësimin në aspektin e sundimit të ligjit.
Postimi i plotë:
E duam Kosovën në Këshill të Evropës!
Së bashku me delegacionin e Kuvendit të Kosovës në Asamble të Këshillit të Evropës ishim pjesë në mbledhjen e Komitetit për Çështje Politike dhe Demokraci me ç’rast znj. Theodora Bakoyannis u caktu raportuese për Kosovën.Po ashtu në Komitetin për Çështje Ligjore dhe të Drejta të Njeriut si dhe në Komitetin për Barazi dhe Mos-Diskriminim do të caktohen nga një raportues nga fushëveprimtaria e tyre të cilët do të ndihmojnë në hartimin e raportit për Kosovën. Po ashtu në mujin maj janë caktuar dy juristë eminent të cilë po ashtu do të bëjnë vlerësimin në aspektin e sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.