Musmurati: Është shtatori i dytë në Qeverinë Kurti që po fillon mësimi me barriera

                              Besianë Musmurati, Kryetarja e Kolegjiumit të Drejtorive Komunale të Arsimit, ka komentuar vendimin e fundit të MASHT për blerje të librave shkollorë, duke e cilësuar si një veprim që ka shkaktuar telashe nëpër shkolla.

Sipas Musmuratit, çdo shtator në Qeverinë Kurti po fillon me barriera të tilla, transmeton gazeta online Reporteri.net. “Me qefin më të madh do të jepnim informata qysh ka me ndodhë, po nuk po i dimë as ne qysh, po besoj, s’po i di as vetë Ministria. Më vjen keq që çdo shtator, pra është shtatori i dytë në Qeverinë Kurti që po fillon mësimi me këso barriera”, tha ajo në T7.Ndonëse deklaroi se janë të hapur që t’i mirëpresin politikat e reja të Ministrisë së Arsimit, kjo e fundit sipas Musmuratit nuk është dashur të bëhet dhjetë ditë para se të fillojë mësimi.“Veç logjistika e aranzhimit të një diçkaje të tillë merr shumë kohë për planifikim. Nuk është një eksperiment që mund ta bëjmë 10 ditë para se të fillojë mësimi e aq më pak pa i njoftuar komunat sepse për neve është me të vërtetë… Ne mundohemi t’i qëndrojmë Ministrisë pranë kur ka politika të reja”.Tutje, Musmurati përmendi edhe vështirësinë me të cilën do të përballen disa prindër, si në komunën e Hanit të Elezit, ku mungojnë libraritë për blerje të teksteve