Mustafa: Besojmë shumë që Lugina e Preshevës do t’i bashkohet Kosovës

0

                                Kryetari i PDSH-së në Preshevë, Ragmi Mustafa, ka deklaruar se shpreson që gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi të flitet edhe për shqiptarët e Luginës, duke thëne se ashtu si i takon Vuçiqit të merret me serbët e Kosovës, pse të mos i takojë edhe Kurtit të merret me problemet e shqiptarëve të Preshevës“Aq sa angazhohet Vuçiq për veriun e Kosovës, në atë shkallë duhet të angazhohet edhe lidershipi shqiptar. Është momenti i fundit që shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë të përfitojnë nga ky dialog në menyrë që edhe ata nesër të ndihen të lirë”.“Gjithçka që kërkon Beogradi për serbët në Kosovë, pse të mos kërkojnë në proporcionalitet edhe autoritet e Republikës së Kosovës ndaj Serbisë, në interes të shqiptarëve të Luginës”.Mustafa u shpreh se për shkak të represionit që po ushtron Qeveria e Beogradit ndaj tyre, çdo ditë e më shumë shqiptarë po largohen nga Lugina, duke e përmendur se në Medvegjë Serbia ia ka arritur qëllimit pasi kanë mbetur shumë pak shqiptarë aty.Po ashtu, ai akuzoi Serbinë se po mundohet që shqiptarët atje t’i bëjë të padukshëm duke i shlyrë nga regjistrat civil dhe se sipas tij është momenti i fundit që Medvegja, Presheva e Bujanoci t’i bashkohen Republikës së Kosovës.“Ne besojnë shumë që Lugina e Preshevës do t’i bashkohet Kosovës”, u shpreh i bindur Mustafa gjatë intervistës në emisionin Edicioni Special në Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *