Mustafa: Luftëtarët kryesorë të lirisë e kalojnë ndërrimin e moteve në burg, pak e meritojmë lirinë që gëzojmë
Ish-kryeministri Isa Mustafa thotë se luftëtarët kryesor të lirisë dhe liderët që e përmbysën diktaturën komuniste e kalojnë ndrrimin e moteve në burg dhe arrest në emër të popullit.
Ai thotë se duhet pranuar të gjithë se jemi në “arrest mendor e intelektual” dhe se pak e meritojmë lirinë që e gëzojmë. “Drejtësi shtetërore apo turp kombëtar? Vështirë është të krenohemi këndej e andej kufirit kur luftëtarët kryesor të lirisë dhe liderët që e përmbysën diktaturën komuniste e kalojnë ndrrimin e moteve në burg dhe arrest në emër të popullit! Më mirë ta pranojmë se të gjithë ne jemi në arrest mendor e intelektual dhe se pak e meritojmë lirinë që e gëzojmë!”, shkruan Mustafa.