MUSTAFA ME KRITIKA NDAJ BE-SË: DIALOGU E KA HUMBUR KUPTIMIN
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se dialogu me Serbinë e ka humbur kuptimin.
Ai ka hedhur kritika ndaj Bashkimit Evropian për qasjen ndaj dialogut që sipas Mustafës po trajtohen çështje që janë mbyllur me “Pakon e Ahtisarit”.
Mustafa përgëzoi deputetin, Shaip Kamberi, për fjalimin e tij në Kuvendin e Serbisë, duke shtuar se në shtetin serb nuk ka demokraci.
“Kosova është treguar konstruktive karshi dialogut dhe angazhimit të BE-së dhe SHBA-së për këtë proces. Edhe Kryeministri Hoti po tregon përkushtim shumë konstruktiv”, ka thënë ndër tjerash Mustafa.
Mustafa në Facebook shtoi se kontruktiviteti i Kosovës ndaj dialogut nuk po vlerësohet nga Bashkimi Evropian.
“Por ky përkushtim i yni, kam përshtypje se nuk po vlerësohet nga BE”, ka thënë Mustafa.