Mustafa: Ndërkombëtarët s’do ta lejonin Kurtin të japë dorëheqje pa zbatuar marrëveshjet
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, thotë se ndërkombëtarët e kanë kushtëzuar kryeministrin Kurti për t’i përmbushur marrëveshjet të cilat i ka marrë përsipër “në emër të Kosovës”.Sipas Mustafës, edhe po të donte kryeministri Kurti të jepte dorëheqje, komuniteti ndërkombëtar nuk do ta lejonte pa filluar implementimin e marrëveshjeve. “Nuk është fjala vetëm për masat e deeskalimit të situatës në veri, por për përmbushjen e marrëveshjeve të cilat i ka pranuar Kurti në emër të Kosovës. Sa po duket, edhe nëse Kurti do të donte të japë dorëheqje e të mos i zbatonte marrëveshjet, këtë nuk do ta lejojë komuniteti ndërkombëtar pa filluar ai implementimin e marrëveshjeve, me kundërshtimin e të cilave ka ardhur në pushtet”, tha Mustafa për Blic.Ai tha se nuk parasheh që marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi të arrihet së shpejti. Në fakt, Mustafa theksoi se këtë nuk e paramendon të ndodh as në dhjetë vitet e ardhshme. “Kurti e futi dialogun në mekanizma të sanksioneve. Tani edhe zbatimi/ moszbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit peshohet me sanksione”, tha Mustafa