Mustafa: Nuk e njoh ndonjë qeveri apo kryeministër që i ka mbijetuar shkeljes së marrëveshjeve me SHBA-në

0

                                 Qeveria e Kosovës e cila udhëhiqet nga Albin Kurti, e ka konsideruar si jo ligjërisht të obligueshme Marrëveshjen e 4 shtatorit të nënshkruar në Washington mes kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.Kjo sepse sipas zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili ditë më parë deklaroi se kjo marrëveshje nuk është dërguar asnjëherë në Kuvend.Deklarata e Kryeziut ka ngjallur reagime të shumta.Me këtë rast ka reaguar edhe ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.Mustafa për Klankosova tha se kjo marrëveshje do të zbatohet pavarësisht se çka deklaron një zëdhënës i cili flet në emër të Kurtit.Ai theksoi se nuk njeh ndonjë kryeministër i cili i ka mbijetuar shkeljeve të marrëveshjeve me SHBA-të.“Marrëveshja do të zbatohet, pa marrë parasysh çfarë deklaron zëdhënësi, i cili shprehet në emër të Kryeministrit Kurti. Nuk e njoh ndonjë qeveri apo kryeministër që i ka mbijetuar shkeljeve të marrëveshjeve me SHBA-të dhe mospërfilljes së shtetit amerikan”.” Duhet të theksohet se marrëveshja është bërë shtet me shtet, Kryeministri i Kosovës me Presidentin e SHBA-së. Është marreveshja e parë dhe më e rëndësishmja që e ka bërë Kosova në këtë nivel të lartë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *