Mustafa takohet me shefin e BE-së për Kosovën, diskutohet për liberalizimin e vizave
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është takuar me shefin e ri të Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog.
Mustafa ka diskutuar me Szunjog për liberalizimin e vizave për kosovarët.
Po ashtu në këtë takim, Mustafa, e ka njoftuar përfaqësuesin e BE-së për Kosovën rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës si dhe menaxhimin e pandemisë COVID-19, njofton Insajderi.
Tema të tjera në këtë takim kanë qenë rreth thellimit të demokracisë, luftimin e korrupsionit dhe zhvillimi ekonomik.
Ambasadori Szunyog, theksoi se BE-ja do të vazhdoj t’i përkrahë institucionet e Kosovës në procesin e përafrimit me BE-në