Myftiu Tërnava uron Bajramin: Lutemi që në botë të mbizotërojë paqja, harmonia dhe solidariteti
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ua ka uruar festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë, po ashtu edhe pranim të agjërimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.“Pas dy viteve me pandeminë kësaj radhe Ramazanin që po e përmbyllim dhe festën e Fitër Bajramit po e fillojmë pa masa kufizuese, është rikthyer atmosfera në shtëpitë tona anë e kend vendit, shijuam mirësitë qysh e meriton ky muaj i bekuar”.“Vëllezër dhe motra kudo që jeni ju përgëzoj dhe ju uroj të gjithëve festën e Fitër Bajramit, me hajër dhe me të mira na qoftë Bajrami”.“Lutemi që në botë të mbizotërojë paqja, harmonia dhe solidariteti. Kërkohet nga njeriu që të bëjë misionin që ka në këtë botë që të ruaj një ekuilibër”, ka thënë Tërnava në mesazhin e tij të festës së Fitër Bajramit. /KlanKosova/.