Mytaher Haskuka e ke rastin ta përmisoni gabimin që Skënderbeun të vendosësh në Sheshin’’Shadërvan’’-Shkruan;Salih ÇOÇAJ
Pas prezantimit të shtatores së Heroit tonë kombëtar Skënderbeut në Prizren , me një figurë të përulur dhe më shumë se një formë lypsari e jo si një figurë madhështore, E di se komuna dhe ju në këtë pikë nuk keni qene protagonisti kryesor ,sepse ishte Shoqata’’ Trojet e Arbërit’’ dhe Nue Oroshi, Por, tani pas këtij fakti , pas këtyre zërave e ka radhën kryetar Mytaher Haskuka ta japësh një provim për Prizrenin e pse jo edhe për Kosovën. Mundësia nga ana juaj është dhe ndikoni edhe tek Asambleja që ajo figurë madhore të ri ngritët në kali mu siç është rendi si ajo në Prishtinë apo në Tiranë dhe ta vendosni tek vendi ku një kohë pati qëndruar figura madhore Frashëlliut , e pas asaj pushteti komunist serbë e pati vendos Car Dushanin. Tani kur iku koha e carëve , Ju lusim nga diaspora ta vendosni aty të madhin Skënderbe , Do ta keni përkrahjen e secili afaristë kurbetçarë qoftë i besimit mysliman , katolik apo i ndo një besimi tjetër, sepse vetëm figura madhore e Skënderbeut na bashkon, Prandaj kësaj radhe besoj se e ke radhën ta përmisoni gabimin e shoqatës, të kuvendarëve dhe të atij komisioni që si duket symbyllas kanë vendos. Figurën madhor ua kthe Prizrenit kryetar Haskuka , kthej në sheshin’’Shadërvan’’ dhe vetëm ashtu do të rikthehet nami I Besëlidhjes Prizrenit të LSHP .Do të jemi në përkrahjen tuaj nëse këtë gabim e përmisoni dhe me këtë besojë i ktheni Prizrenit, kryeqytetit shpirtëror të gjithë shqiptarëve /qendrapress.com/