Mytaher Haskuka infektohet me koronavirus
Kryetari i komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, ka thënë se ka dal pozitiv në testimin e dytë që ka bërë për COVID-19.Haskuka tha se nga java e kaluar kishte dhimbje të trupit, ethe dhe kollë.
Ai theksoi se në ditët në vazhdim do të qëndrojë në vetizolim.
“Nga fundjava e kaluar kam pasur disa simptoma të COVID-19, si temperaturë, dhembje të trupit dhe të nyjeve, kollitje dhe ethe. Në testin e parë pata rezultuar negativ, sidoqoftë duke i ditur simptomat, mbeta në vetëizolim dhe sot pasi që e përsërita testin rezultova pozitiv për COVID-19. Për këtë arsye, në ditët në vijim do të qëndroj në vetëizolim”.“Me këtë rast apeloj tek të gjithë ju, që të keni kujdes dhe t’i respektoni masat kundër pandemisë, të mbroni veten dhe familjet tuaja. Mbetshi me shëndet dhe gjithë të mirat!”.