Mytaher Haskuka kandidat i VV-së për kryetar të Prizrenit

0

                         Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur më në fund që Mytaher Haskuka të jetë kandidat i saj për kryetar të Prizrenit.Burime të Gazetës Online “Reporteri.net”, brenda VV-së bëjnë të ditur se Haskuka është vendosur që të jetë kandidat edhe për një mandat për kryetar të Prizrenit.Kanal10 raportoi mbrëmë se Haskuka nuk ka arritur t’i marrë votat e duhura të Këshillit të Vetëvendosjes nga kjo komunë, por sot Kryesia Qendrore e VV-së ka marrë vendim që ai të jetë sërish kandidat për të parin e Prizrenit.Haskuka përballë do të ketë kundërkandidatë të fortë.Ai do të sfidohet nga Anton Quni i LDK-së, Shaqir Totaj i PDK-së dhe Zafir Berishan e NISMA-s.Kujtojmë se Vetëvendosje dje dhe sot ka zyrtarizuar shumicën e kandidatëve për kryetarë të komunave. /Reporteri.net/.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *