N1: Serbia tërheq automjetet e blinduara nga kufiri me Kosovën

0

Në vendkalimet kufitare në Jarinjë dhe Branjak, po vazhdon bllokada prej tash e dhjetë ditësh. Kamionët janë duke qëndruar ende aty, derisa mediat serbe shkruajnë  se mjetet e blinduara të ushtrisë së Serbisë, që të hënën, ishin vendosur në afërsi të kufirit me Kosovën, sot janë larguar. Mediumi N1 shkruan se dy automjete të blinduara të Ushtrisë Serbe  që ishin të stacionuar  Rudnicë, dy kilometra nga Jarinja, sot nuk ndodhen aty, transmeton Reporteri.net. Kjo lëvizje e ushtrisë serbe vjen në ditën kur, në Bruksel janë duke u zhvilluar takime mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë në përpjekje për të shtensionuar situatën.Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka njoftuar se ka pasur dy takime të ndara me kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.Diplomati sllovak përmes një postimi në Twitter ka shkruar se me kryenegociatorët ka diskutuar ndaras për të mënyra se si të zgjidhet kriza e tanishme. Gjithashtu, sot në Bruksel, Zëvendësndihmës sekretari amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, u takua me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe me shefin e zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq. Escobar, që njëherësh është i dërguar i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, tha se ai po mbështet përpjekjet e Bashkimit Evropian për të gjetur një zgjidhje për situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *