Na duhat organizim dhe mobilizim i përgjithshëm dhe të jemi më solidar dhe human me popullin.

0

               Ruzhdi Gashi, avokat pyetjes se nëse vazhdon kështu të rritet numri i të infektuarëve me COVID 19, a do të mundet shëndetësia kosovare të i përballojë?Ai shprehet kështu, ”Nga ajo që e dijmë deri më tanë për shëndetësinë tonë në Kosovë, si për nga kapacitetet, diciplinën në punë dhe vullnetin e stafit mjekësorë, nuk mund të përballojnë dotë.

     Por nëse dojmë, edhe Qeveria edhe sistemi shëndetësor por edhe ne populli, patjetër që mundemi me përballu. Vetëm nëse të gjithë në botë deshtojnë, dështojmë edhe ne. Të tjerët nuk janë as më të mirë as më të menqur se ne.

           E keqja te ne, se përse nuk e menaxhojmë më mirë pandeminë, është fakti se , klasa politike kosovare, po i sheh  vetëm interesat e veta dhe nuk po mërzitet shumë për popullin, as për shëndetin as për financat dhe ekonominë. Nuk po tregon solidaritet dhe humanizëm për popullin. Prandaj, kështu nuk mund të përballojmë këtë gjendje, as shëndetësia as populli.

           Neve na duhet një ndryshim radikal, të menaxhimit të kësaj situate me pandeminë COVID-19. Nëse nuk e bënë qeveria, duhet të vetëorganizohemi si popull me krijimin e Këshillave Mobilizues edhe për shëndetësi edhe për ekonomi. Duhet të bëhemi më salidar dhe më human, edhe për të sëmurit edhe për popullin.

Kosova si tërësi, ka kapacitete të mjaftueshme për ta përballuar këtë luftë me armikun e padukshëm  që e përfshi botën dhe Kosovën.

       Por, na duhet organizim dhe mobilizim, edhe për zbatimin e masava për mbrojtjen nga COVID-19 edhe për oganizimin e sistemit shlndetësor, edhe për ndihmë financiare të prekurëve nga pandemia dhe nsimë ekonomisë dhe rimëkëmbjen ekonomike.

Në këtë kohë duhet të jemi më të barabartë, solidar dhe human./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *