Na duhen armatime,,,,,, – —Shkruan ;Liman Asllani. analist
Marko Gjuriq po kërkon nga miqtë e Kosovës që mos ti dërgojne armatime, por libra. Viteve të 50 – 60 të shekullit të kaluar, Rankoviqi na shtroi zullumin në aksionin e armëve si preteks për ta shkatrruar cdo gjë shqiptare dhe për të na detyruar të shpërngulemi në Turqi.
Kjo bëri që shqiptarët për disa dekada ti kthehen librit e lapsit për ta forcuar luftën për Liri.
Falë librave e lapsit shqiptarët arritën të kuptojnë se Liria fitohet me armë me një regjim cfarë ishte në Serbi në dekaden e fundit të shekullut XX. Tani kur Serbia për cdo ditë po blenë armë nga Rusia, miqtë e Kosoves nuk po hezitojnë që ta armatosin ushtrinë e Kosovës pasi Liria nuk ruhet pa armatim. Dhe nuk ka të ndalur në këtë drejtim . Po besojnë se edhe politikanët kosovarë do të fillojnë ta duane Kosovën e jo të bëjne pazare për poste e të zhvatin buxhetin për përfitime të veta. Cdo euro duhet të jetë në funksion të shtetit./qendrapress.com