Nagavci mesazh mësimdhënësve që po hezitojnë t’i marrin vaksinat: S’ka mësim fizik pa vaksinim
Ka një numër të konsiderueshëm të mësimdhënësve të cilët nuk janë vaksinuar.
E për të nisur procesin mësimorë fizikisht në shtator duhet të plotësohen edhe parakushtet për vaksinim tha ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci.
“Në po planifikojmë dhe po shpresojmë që viti i ri shkollor, do të jetë me pjesëmarrje fizike të nxënësve në shkolla, që nënkupton se duhet të plotësohen edhe parakushtet për vaksinim. Është mirë që kemi vaksina të mjaftueshme, janë të aprovuara dhe besoj do kemi numrin e rifreskuar të mësimdhënësve të vaksinuar dhe shpresoj që në këtë rritje të numrave të dy ditëve të fundit të personave që janë vaksinuar të jetë një numër i konsiderueshëm i mësimdhënësve”, tha Nagavci.
Sipas saj është një neglizhencë e mësimdhënësve si pasojë e një përfundimi jo të lehtë të mësimit, dhe shfrytëzimi i tyre për pushime, por që tash që jemi para fillimit të vitit shkollor duhet shfrytëzuar mundësia e vaksinimit.