Nagavci mirëpret protestën e organizuar nga nxënësit dhe shqetësimet e tyre për cilësinë në arsim

                                  Pas protestës së organizuar nga nxënësit në Prishtinë, ka reaguar ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, shkruan Reporteri.net.Ajo përmes një shkrimi në Facebook thotë se i mirëpret pakënaqësitë e tyre për gjendjen në arsim, derisa premton angazhim për përmirësimin e cilësisë.Pas kësaj, Nagavci ka përmendur punët, siç tha ajo, konkrete që i ka bërë MASHTI.I gëzohem aktivizmit të të rinjve dhe mendimit të njëjtë se cilësia në arsim kërkon angazhim të përbashkët,Të dashur nxënës, mësimdhënës, prindër e qytetarë të Republikës së Kosovës,Ndajmë shqetësimin plotësisht legjitim të shprehur nga nxënësit për gjendjen në sistemin e arsimit! Prandaj, angazhimi ditor në Ministrinë tonë ka në qendër të vëmendjes përmirësimin e cilësisë, që përpos angazhimit kërkon edhe kohë dhe durim. MASHTI veçse ka dëshmuar, me një numër të madh takimesh e marrëveshjesh bashkëpunimi të nënshkruara, që është i hapur për bashkëbisedim e bashkëpunim me të gjitha palët me interes për ndërmarrjen e hapave konkret për ndryshimin e gjendjes në arsim. Për një vit sa jemi në qeverisje kemi punuar në përmirësimin e infrastrukturën ligjore, kushteve në shkolla dhe procesit mësimor. Po ndajmë me juve disa nga vendimet dhe punët konkrete tona, që janë edhe në linjë me hulumtimin e prezantuar nga studentët:

  • Rritja e buxhetit për arsim për 12%, për vitin 2022;
  • Ndarja e 3,500.000€ për institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional për përmirësimin e praktikës profesionale dhe sigurimin aksidental të nxënësve gjatë punës praktike;
  • Themelimi i pesë Qendra të Karrierës; tre të tjera janë në proces;
  • Hartimi i PSAK 2022-2026 si dokument orientues për zhvillimin e arsimit në proces të finalizimit (që përfshin investime domethënëse në infrastrukturë, digjitalizim dhe në cilësinë e arsimit);
  • Ndryshimi i formulës së financimit për arsimin parauniversitar duke mundësuar ri-organizimin e rrjetit të shkollave, duke ofruar kushte më cilësore për punë;
  • Planifikimi që secila klasë në Kosovë të ketë së paku një kompjuter dhe projektor, brenda pesë vitesh;
  • Mbështetja e më shumë se 3,000 mësimdhënësve në zhvillim profesional;
  • Rishikimi i sistemit të vlerësimit të performancës, trajnimit dhe licencimit të mësimdhënësve, si dhe i organizimit të brendshëm të shkollës, me qëllim të sigurimit të mësimit cilësor në shkolla;
  • Bashkëpunimi me të gjitha palët për shtimin e sigurisë në shkolla dhe krijimin e mjedist miqësor për të gjithë fëmijët;
  • Ofrimi i mbështetjes për organizatat e shoqërisë civile që punojnë me fëmijë me talente të veçanta, me fëmijë me aftësi të kufizuara, si dhe me qendrat mësimore për fëmijët rom, ashkali dhe egjiptian;
  • Vërja në fokus ndaj rritjes së besueshmërisë së testeve kombëtare, në mënyrë që të shtohet përgjegjësia dhe llogaridhënia në shkolla;
  • Ndarja e mbi 3000 bursa për të rejat e të rinjtë tanë që studiojnë brenda dhe jashtë vendit;
  • Nëshkrimi i marrëveshjeve me BE dhe anëtarësimi në HORIZON;
  • Nënshkruami i programit ,,Fulbright” me Ambasadën Amerikane për hulumtime akademike;
  • Ndarja e 30 mijë euro për projekte shkencore;
  • 100 asistentë për fëmijë me nevoja të veçanta;
  • 500 bursa për nxënës nga grupet e margjinalizuara;
  • Funksionalizimi i Këshillit Kombëtar të Shkencës;
  • Rifunksionalizimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

Po përmirësojmë infrastrukturën fizike e ligjore. Rezultatet në arsim duhet dhe do të përmirësohen. Si ministre e pranoj seriozisht çdo shqetësim të nxënësve për cilësinë në arsim, për vendimet e tanishme të MASHTI-t, por edhe për simptomat që përjetojmë tani e që kanë burim një kohë e situatë tjetër. Të ardhmen e sigurojmë me angazhim të përbashkët, me dije dhe arsim.