Nagavci paralajmëron prindërit: Nëse shpenzojnë mjetet e ndara për blerjen e librave për diçka tjetër, do të përballen me ligjin

                    Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka paralajmëruar prindërit që keqpërdorin mjetet që MASHT ua ka ndarë për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët, se do të përballen me ligjin, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. Nagavci në DPT te Fidani ka thënë se për të shmangur keqpërdorimet, në formular secili prind apo kujdestar që aplikon konfirmon se mjetet do t’i shpenzoj për blerjen e teksteve sipas ligjit. “Ne edhe për të siguruar që shmanget cdo keqpërdorim i mundshëm, në aplikim secili prind apo kujdestar që ka aplikuar ka konfirmuar se është prindi apo kujdestari i fëmijës për të cilin aplikon dhe se mjetet të cilat i ka marrë do t’i shpenzoj për të përmbushur obligimin sipas ligjit për blerjen e teksteve shkollore. Nëse këto mjete i shpenzon për diçka tjetër, do të përgjigjet sipas legjislacionit në fuqi. Pra secilli që i keqpërdor këto mjete, mbahet përgjegjës sipas legjislacionit në fuqi”, ka thënë Nagavci.