Nagavci: Po punojmë për njohjen e diplomave të Luginës

0

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, thotë se po punojnë për njohjen e diplomave të studentëve nga Lugina e Preshevës, duke shtuar se nuk do ta neglizhojnë këtë çështje.Nagavci njoftoi se janë duke i trajtuar me prioritet njohjen e diplomave për të gjithë studentët që kanë përfunduar studimet jashtë vendit.“Po njohja e diplomave është një proces i cili menaxhohet nga Ministria e Arsimit dhe kjo është jo vetëm për studentët e Luginës por këtu tek ne edhe për studentët e tjerë që i kanë kryer studimet në vendet e ndryshme të Botës apo edhe ata që në të kaluarën kanë pasur disa vështirësi. Janë probleme te kamotshme të cilat ne jemi duke i trajtuar me prioritet, besoj do angazhohemi fort që të gjejmë një zgjidhje ashtu që për të gjitha ato çështje dhe studentët mos të pësojnë që pa fajin e tyre kanë ardhur në një situatë ku për shkak të neglizhencës, pakujdesisë apo edhe dështimit të qëllimshëm të personave që kanë pasur përgjegjësi, t’i vuajnë pasojat tashmë studentët”, tha ajo, raporton EO.Tutje, Nagavci ka folur edhe rreth mësimit plotësues që po mbahet nëpër shkolla për kompensimin e ngecjeve në mësimnxënie. Ajo tha se ka qenë sfidë, pasi ka qenë përvojë e re për mësimdhënësit.“Po mund të jetë, por përveç që është sfidë, është më tepër angazhim për mësimdhënësit, dhe ka shumë shkolla që edhe ashtu shumë mësimdhënës kanë mbajtur mësimin plotësues për nxënësit që kanë pasur vështirësi në nxënie, ashtu edhe për pjesën tjetër, pra ka qenë një përvojë e re për mësimdhënësit, por në anën tjetër ajo se çfarë pajtohem është se ka qenë vendosja e nxënësve nëpër klasë të ndryshme që ka sjell nevojë për kujdes më të shtuar dhe që duhet të menaxhohet më mirë në të ardhmen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *