Nagavci: Po shtohen shkollat që po e fillojnë mësimin, por komunat nuk japin të dhëna
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka treguar se disa nga shkollat të cilat kanë filluar mësimin. Derisa tha se ky numër po shtohet, Nagavci akuzoi komunat që nuk po japin të dhëna.
“Aktualisht janë disa shkolla, jo mjaftueshëm sa kemi dëshirë, dallon prej komunës në komunë, por e mira është numri i tyre po vjen duke u shtuar. Në Gjakovë për shembull kemi diku 6 shkolla që po zhvillohet mësimi në nivelin fillor, prej klasës së parë deri në të pestën, një numër i konsiderueshëm në Podujevë e Kamenicë, ka disa klasa në Prishtinë, në shkollën “Faik Konica”, në “Ismail Qemali”. Në komuna të ndrushme janë kryesisht në nivel të klasave, sot ka fillu mësimin edhe gjimnazi në Fushë Kosovë”, tha ajo.
“Raportet janë duke u përpunuar nga zyrtarët e minsitrisë. Këtu kemi një sfidë, sepse jo të gjitha komunat bashkëpunojnë dhe i përcjellin të dhënat. Komuna si Prishtina e Fushë Kosova nuk i përcjellin të dhënat, kështu që detyrohemi që me zyrtarë të ministrisë, me inspektorë të bëjmë vizita në terren”, deklaroi Nagavci në T7.