Nagavci: S’do të kërkojmë asnjë orë shtesë më shumë nga mësimdhënësit sesa e parasheh ligji

0

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se janë analizuar me kujdes vendimi për mësim plotësues për nxënësit që kanë pasur ngecje si pasojë e pandemisë COVID-19, si dhe vendimi për lirimin e mësimdhënëseve shtatzëna nga puna, njofton Insajderi.Në të dyja rastet, Nagavci tha se është marrë parasysh interesi më i mirë për nxënësit dhe mësimdhënësit.Me anë të një postimi në Facebook, ministrja e Arsimit ka deklaruar se është premtuar se mësimdhënësve nuk do t’u kërkohet që të mbajnë asnjë orë shtesë më shumë sesa që e parasheh ligji.“Mësimi plotësues parashihet edhe me legjislacionin në fuqi, andaj nuk do të kërkojmë asnjë orë shtesë më shumë sesa e parasheh ligji. Por, meqë mund të kemi nxënës që kanë pasur ngecje në arritjen e rezultateve si pasojë e pandemisë ne nuk mund t’i lëmë anash e të mos ndërmarrim veprime”, ka shkruar ajo.Nagavci është shprehur e bindur dhe thotë se si ministri posedojnë raporte, se në shumë raste mësimdhënësit janë duke mbajtur qoftë orë plotësuese ose aktivitete tjera në përmirësim të rezultateve të nxënësve.Ndërkaq, sa i përket vendimit për lirimin e mësimdhënëseve shtatzëna nga puna, Nagavci thotë se kanë pranuar mbështetjen e Fakultetit të Edukimit dhe të Filozofisë, studentët e të cilëve janë të gatshëm të kontribuojnë.“Meqë me vendim të Qeverisë, gratë shtatzëna lirohen nga puna me prezencë fizike, ne jemi kujdesur që të mos dëmtohen nxënësit. Është shumë e rëndësishme që të angazhohemi të gjithë për të zvogëluar dëmet e shkaktuara nga pandemia. Ju bëj thirrje të gjithëve që të jemi bashkëpunues në secilin vendim në mënyrë që ta lehtësojmë procesin arsimor në këtë kohë të vështirë ku po vazhdojmë të përballemi me Covid-19”, ka shkruar tutje ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *