Nagavci: Trajtimi i çështjeve të shëndetit mendor i rëndësishëm për të avancuar cilësinë e edukimit në vend

0

                                 Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se trajtimi i çështjeve të shëndetit mendor, duke mbështetur nxënës, mësimdhënës e prindër në këto aspekte është i rëndësishëm për të avancuar cilësinë e edukimit në vend dhe krijimin e programeve të qëndrueshme. Ajo sot ka pritur në takim Zamira Hyseni Duraku, shefe e Departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës dhe Aliriza Arënliu, drejtor i Institutit të Psikologjisë, ku së bashku me zëvendësministren Edona Maloku – Bërdyna, kanë diskutuar për rëndësinë e shëndetit mendor të nxënësve e mësimdhënësve dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.“Problematikat e shëndetit mendor në kuadër të politikave arsimore dhe institucioneve edukativo-arsimore, avansimi i rolit të psikologut të shkollave dhe realizimi i ndërhyrjeve me bazë në evidencë shkencore, ishin disa nga synimet për të cilat u dakorduam. Biseduam edhe për ndërhyerjen në bazë të nevojave të identifikuara të shkollave dhe matjet e efikasitetit të këtyre intervenimeve. Trajtimi i çështjeve të shëndetit mendor, duke mbështetur nxënës, mësimdhënës e prindër në këto aspekte është i rëndësishëm për të avancuar cilësinë e edukimit në vend dhe krijimin e programeve të qëndrueshme. Shëndeti mendor njëjtë si ai fizik, ka një rëndësi të pakontestueshme për zhvillim e edukim ,prandaj ne së bashku po ndajmë detyrat duke përmirësuar kështu të gjithë sistemin”, ka shkruar ajo në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *