Naim Tërnava rizgjedhet në postin e Myftiut për të pestën herë me radhë
Trupi zgjedhor i Bashkësisë Islame të Kosovës, në një mbledhje të veçantë, ka rizgjedhur në krye të këtij institucioni fetar edhe për një mandat pesë vjeçar, myftiun Naim Tërrnava. Kryetarë e Këshillave dhe drejtuesit e institucioneve të Bashkësisë Islame në gjithë Kosovën, në mënyrë unanime votuan për zgjedhjen e Tërrnavës.Si kandidat i vetëm në këtë garë, Naim Tërrnava do të jetë në krye të BIK-ut deri në vitin 2028. Kjo është hera e pestë që Tërrnava rimerrë drejtimin e BIK-ut.