Narqize Arënliu -Hoxhaj zgjedhet drejtoreshë e Spitalit të Prizrenit
Stomatologia Narqize Arënliu Hoxhaj është përzgjedhur drejtoreshë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.Arënliu-Hoxha ka dal e para në testin me shkrim dhe intervistën me gojë në procesin e rekrutimit ku kanë marr pjesë edhe gjashtë kandidatë të tjerë, shkruan Gazeta Shneta.Ish-drejtoresha e Shëndetësisë në komunën e Prizrenit ka dal e para me 81.6 pikë, ndërsa ka lënë pas Liridon Gashin me 75 pikë. Ky i fundit vite më parë ka qenë Shef i Sektorit për Monitorim dhe Vlerësim të Cilësisë në Punë, ndërsa më vonë ishte transferuar në SP Prizren.Në pozitën e tretë ka mbetur Osman Zhuri me 72,4 pikë, derisa pas tij është Shpend Zajmi me 71 sosh.Ish-drejtori i Spitalit të Prizrenit Afrim Avdaj ka mbetur i pesti në radhë me 70.8 pikë, ndërsa Mybera Mustafa me 67.6 pikë. Kandidati Feim Mazreku ka munguar në intervistnë me gojë.