E diela poetike me poeten;Rajmonda Shyta KOLVANI -NATË.

—————————————

Errësira, nëpër xhamat e dritareve,

Si plakë e keqe,llafazane, përgjon,

Hëna, derdh dritë praruar mbi xhama,

Dhe qelqet gjumashe, nis ledhaton.

Dritat e rrugicës, si hënëza të vogla,

Me nga paakëz dritë, xhamat lyejnë,

Me aq përkujdesje e marak, sa kanë frikë,

Se mos i gërvishtin apo i thyejnë.

Hëna veç vështron, e qesh,e shndrit,

Dhe yjet po qeshen po vezullojnë,

Në cep të rrugicës dy të rrinj YJET.

Në sytë e njëri tjetrit vështrojnë…

———————————–

Bukuri magjike!

——————————

Vashë e bukur, pispillosur,

Si për festë, e kaparosur,

Djali shik, dhe i krekosur,

Bukur krehur, hekurosur,

Buzë liqenit, azgënosur,

Puthen qeshen, të marosur.

Viti i Ri ,sa paska hyrë,

Me liqerin, si pasqyrë,

Janë mahnitur, mrekulluar,

Varkaxhinë, kanë kërkuar,

Tutje gjolit, kanë lundruar…

Dehur gjolit bukurisë,

Ndezur zjarr, prej dashurisë,

Gjolit, mes për mes i ranë,

Pa kaluan ,për matanë,

Sa su dukën, më su panë!

Bukuri, pa fund ,pa anë,

Mahnit gjoli,gjith dynjanë,

Vizitorë dhe në janar,

Shkrepin foto celular.

Kush, nga ju, që e ka parë,

Qoftë , një foto, si ka marë!?

Mbi magjinë që ka gjoli,

Vetë GJENIU, vargje shkroi,

Vetë,LASGUSHI, perandori,

Madhështori dhe hyjnori!