NATO reagon për operacionin e djeshëm në Veri: Jemi të zhgënjyer, pati zotime të përsëritura për koordinim
NATO ka reaguar për veprimet e djeshme të Qeverisë së Kosovës në veri të vendit, duke thënë se janë të zhgënjyer pasi nuk janë koordinuar me KFOR’in.
Zëdhënsja e NATO’s, Farah Dakhlallah thotë se pavarësisht që ka pasur zotime nga Qeveria e Kosovës që aksione të tilla do të koordinohen me KFOR’in, kjo përsëri nuk është bërë.
Tutje, Dakhlallah thotë se duhet de-përshkallëzim dhe angazhim i plotë në Dialogun e ndërmjetësuar nga BE.
“Shumë i zhgënjyer nga aksionet e djeshme në veri të Kosovës të cilat nuk ishin të koordinuara me@NATO_KFOR pavarësisht zotimeve të përsëritura për ta bërë këtë. KFOR-i është plotësisht i përgatitur për të mbështetur mandatin e tij të OKB-së Rezoluta 1244 për të gjitha komunitetet në Kosovë. Duhet de-përshkallëzimi dhe angazhimi i plotë në Dialogun e BE-së”.