NATO: Situata në Kosovë është shumë më e qetë se dikur.
NATO dhe KFOR-i në Kosovë vlerësojnë se situata në vend tani është shumë më e qetë se dikur. Kështu thuhet në një njoftim të kësaj force ku shkruhet se në Kosovë ka ende tensione të cilat ndodhin me raste.“Situata në Kosovë tani është shumë më e qetë se dikur, por ndonjëherë tensionet ende ndodhin. Kjo është arsyeja pse Forca e Kosovës e udhëhequr nga NATO [ @NATO_KFOR ] është ende kyçe për sigurimin e stabilitetit në rajon”, thuhet në postimin e NATO-s. Kujtojmë se forcat e KFOR-it janë të vendosura në Kosovë që prej përfundimit të luftës më 1999.