Natyra e virusit është e atillë që vështirë të arrihet në kuptueshmëri të saktë të përhapjes,

0

             Msc. Lule Alidema,psikologe klinike,lidhur  me numrin  e popullatës në Kosovë  se a e kanë kaluar virusin Covid, apo shifrat zyrtare sa mund të jenë  jane reale shkruan:-“ Në laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK, dhe laboratore private intensivisht po bëhen analiza për testim të popullatës,  për identifikim të përhapjes së covid-19.

  Sipas rezultateve të testimeve kemi ende numër të madh të popullit që rezultojnë pozitiv!

Sigurisht se nga këto testime mbahet një evidencë për aq sa testohen, por dyshoj se përhapja e virusit është në përqindje më të madhe se sa ne e dijmë.

   Natyra e virusit është e atillë që vështirë të arrihet në kuptueshmëri të saktë të përhapjes, sepse ka nga shumë që sigurisht kanë kaluar virusin pa ose me pak simptoma duke ju referuar ndryshimeve klimatike si ftohje, ka nga ata që e kanë dhe nuk testohen sepse nuk kanë ndonjë shqetësim të theksuar etj.

Andaj dyshoj se është e pamundur të dihet përqindje e saktë se sa ishim dhe jemi  të prekur!

 Shifrat zyrtare a janë reale?

Nuk kam ndonjë informacion më të detajuar për llojet e testeve dhe shifrave nëse janë reale apo jo!”qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *