Ndahen 2.5 milionë euro shtesë për blerjen e barnave esenciale

0

Qeveria e Kosovës ka marr vendim sot për ndarjen e 2.5 milionë euro shtesë për blerjen e barnave esenciale në kuadër të Shërbimit, Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës, pak ditë pasi u raportua për mungesë masive të ilaçeve të shtrenjta kundër kancerit.Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, gjatë mbledhjes së Qeverisë ka është se është shqetësuese mungesa e vazhdueshme e barnave në vend.“Ka të bëjë me ndarje shtesë të mjeteve buxhetore për blerjen e barnave esencial e në kuadër të ShSKUK-së. Kërkesa e tyre është për 2.5 milionë euro shtesë. Ne ën vazhdimësi kemi ndarë mjete shtesë për blerjen e barnave esenciale, në rishikim kemi ndarë 8 milionë euro, në mbledhjen e kaluar kemi ndarë edhe 3.7 milionë euro shtesë, ishin edhe 1.5 milionë euro tjera për furnizim me oksigjen që në total ishte rreth 5.2 milionë euro. Është shqetësuese që në ShSKUK vazhdon të ketë mungesë të barnave esenciale, dhe shpresoj që të mbyllet kjo sagë dhe të mos ketë më mungesë”, ka thënë Murati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *